Letra prekëse e Buffonit për largimin nga Juventusi: Kam dhënë gjithçka për klubin (FOTO LAJM)

Gianluigi Buffon konfirmoi largimin e tij nga Juventusi me një postim në Instagram, ku edhe ka shkruar një letër lamtumire.

Portieri tashmë ishte larguar për PSG në 2018-19, për t’u kthyer një vit më vonë, mirëpo duke dështuar që të shijojë fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve.

Tani 43 vjeç, legjenda e Italisë nuk është pensionuar domosdoshmërisht nga futbolli, por ai po largohet nga Juventusi.

“Çdo fillim ka edhe një fund. Ky është fundi i gjysmës sime të dytë në Juve”, shkroi Buffon në Instagram.

“Është një vendim i marrë, i pjekur dhe i shpallur muaj më parë tashmë. Por nuk është një vendim i lehtë. Sepse nuk është e lehtë të presësh këtë moment nga historia ime, gëzimi im, lotët, shtëpia ime”, vazhdoi tutje portieri i Italisë.

“Nuk mund të ketë kurrë një faleminderim aq të madh sa ta mbulojë të gjithë. Kam dhënë gjithçka. Kam marrë edhe më shumë në këmbim”.

“Çfarë do të vijë mbetet akoma të shihet dhe të përjetohet. Përgjithmonë, deri në fund Juventus”, ka përfunduar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon)

Shtuar 11.05.2021 09:05