Letra emocionuese e Gennaro Gattusos në drejtim të tifozëve të Napolit

Pak para se të shpallej si trajneri i ri i Fiorentinës, Gennaro Gattuso shkroi një letër të hapur duke përshëndetur tifozët e Napolit.

Largimi i tij ishte vendosur tashmë me pëlqimin e ndërsjellë me drejtuesit e Napolit.

“Udhëheqja e Napolit ishte një gjë e mrekullueshme, një vit e gjysmë që do ta mbajë gjithmonë në zemrën time,” shkroi Gattuso në faqen zyrtare të Napolit.

“Falënderoj lojtarët, stafin e klubit, të gjithë punonjësit dhe Presidentin Aurelio De Laurentiis që më dhanë këtë mundësi.

“Unë njoha një qytet madhështor, ku isha shumë i lumtur me familjen time,dhe tifozë të jashtëzakonshëm, pavarësisht nga fakti se pandemia i mbajti larg nga atmosfera unike e stadiumit me emrin e Diego Maradona.

“Unë ndjeva dashurinë unike të tifozëve napolitanë ndaj ekipit të tyre. Një dashuri që më shtyu për të punuar çdo ditë me përkushtimin dhe profesionalizmin më të madh.

“Tani rrugët tona po ndahen, por unë kurrë nuk do t’i harroj këto muaj emocionuese. I uroj Napolit shumë më shumë sukses”, shkruajti Gattuso.


Shtuar 25.05.2021 18:05