Leo plas ‘bombën’, bën një deklaratë aspak të pritshme

Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni.

Ai u shpreh se ato që i ka thënë Driloni nuk dëshiron t’ia qetë tani, por nëse e arrin finalen do t’ia bëjë publike ato që i tha ai. Tutje, Leo i kërkoi Xuxit që në rast se nuk arrin në finale t’i përdorë informacionet që ia dha Driloni.

“Nuk po dua me ja qit njëherë, nëse hy në finale atëherë loja nxehet shumë dhe kom me ja përmend këto. Nëse të premten dal atëherë këto t’i kesh parasysh ti”, i tha Leo-Xuxit.

Leo u shpreh se Driloni i ka thënë se e gjithë pjesa me Sarën në shtëpi është lojë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Driloni i ka thënë se e vetmja vajzë që i ka pëlqyer është ish-konkurrentja, Bay T.

“Sot në pishinë folëm pak me njëri-tjetrin edhe nuk e di se nga i erdhi kjo se unë spiun nuk jam me ja qitë këtë, por nëse arrijmë në finale nuk ma nin se jemi të gjithë konkurrentë. Ai më tha se pjesën me Sarën e ka thjesht lojë, vetë e tha dhe më tha në vesh se është duke i shku nerva Sara dhe se nuk ka ardhur këtu për të krijuar lidhje. Po ashtu më tha se Bay T i ka pëlqyer më së shumti”, u shpreh Leo./KLANKOSOVA


Shtuar 15.01.2025 14:20

Tags: , ,