Lënë pas mosmarrëveshjet! Arta Dade i bashkëngjitet Ramës në ditën e rëndësishme për PS (VIDEO)

30 vjetori i PS ka mbledhur bashkë kritikët dhe mbështetësit e kryeministrit Rama.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade duket se ka hedhur pas historinë e “përplasjeve” në distancë me kryeministrit Edi Rama. Ajo është shfaqur në klipin prezantues të historisë së PS në 30 vjetorin e themelimit.

Krah figurave të tjera, si Namik Dokle apo dhe Rexhep Mejdani, Dade tregon fillimet e viteve të pluralizimit, duke kujtuar edhe kohen kur kandidonte si deputete në Lushnje.

Mesa duket ajo ka hedhur pas krahëve pikat e mosmarrëveshjeve me Ramën, të cilin e ka konsideruar si shkelësin më të madh të demokracisë në PS.


Shtuar 12.06.2021 18:16