LIVE/ Nis Kongresi i PS, të gjithë socialistët në këmbë kur hyn Rama (VIDEO)

Sot Partia Socialiste feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj. Kongresi i Partisë Socialiste, nisi në stadiumin “Air Albania”, me luajtjen e himnit kombëtar.

Të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë kur kryeministri Edi Rama ka hyrë në stadiumin “Air Albania”, i cili shoqërohej nga numri dy i PS-së, Taulant Balla.

Teksa kori po këndonte himnin e flamurit, Rama nuk ngurroi që të shkrepte një foto me celularin e tij.


Shtuar 12.06.2021 18:00