Legjenda Pele reagon i përlotur për luftën në Ukrainë

Legjenda e futbollit, Pele, ka reaguar mbi luftën në Ukrainë.

Pele është shprehur se po ndjek gjithçka që po ndodh në botë dhe përmes një statusi në Instagram, ai është shfaqur i përlotur për konfliktin në Ukrainë.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”, ka shkruar Pele.

Pele është i fundit nga emrat e mëdhenj të sportit në botë që kërkon që lufta në Ukrainë të përfundojë teksa mesazhi i tij vjen në një moment shumë kritik për të, teksa po lufton për jetën./albeu.com/