Lefter Maliqi i revoltuar: Nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë

Kandidati i LSI në Berat Lefter Maliqi ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai shkruan në një status në “Facebook” se nuk do të pranojë këto zgjedhje kurrë dhe pikë dhe deklaron se votat e tij janë grabitur e blerë. Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, shkruan Maliqi.


Shtuar 26.04.2021 09:05