Rezultatet hap pas hapi në të gjithë Shqipërinë! Kujt ia besuan votën shqiptarëve, Ramës apo Bashës? (FOTO LAJM)

Prej gati 9 orësh vazhdon numërimi i votave në Shqipëri.

Mbi 27% e votave (1419 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste.

Me 194 mijë e 901 vota (49.76 % ose ndryshe 75 mandatë  deputeti).

PD-ja ka 150 mijë e 868 vota (38.62% ose ndryshe 56 ulëse), ndërsa LSI-ja ka 27 mijë e 953 vota (7.14  %, ose ndryshe 9 deputetë).

Partia e Tom Doshit deri tani ka 2 mandate deputeti dhe mund të jetë vendimtare në përfundim të zgjedhjeve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 09:03