Leeds United i Marcelo Bielsas konfirmohet si macja e zezë e Manchester City-t në këtë sezon. Me titullin kampion tashmë pothuajse në xhep skuadra e Pep Guardiolës u mposht 1-2 në Etihad Stadium nga Leeds United që luajti për një pjesë loje me një lojtar më pak.
Stuart Dallas i dha avantazhin miqëve pak para fundit të pjesës së parë, ndërkohë që në minutat shtesë të këtij fraksioni Cooper la ekipin e Bielsas me një lojtar më pak në fushë.
Me mendjen te sfida e kthimit ndaj Dortmundit në Champions, Citiziens barazuan me spanjollin Ferran Torres në minutën e 76-të, por në minutën e 91-të Stuart Dallas shfrytëzoi asistin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut Ezgjan Alioski duke i dhënë tre pikët Leeds United.