Ngacmohen publikisht, ç’po ndodh me Anën dhe Fationin pas “Përputhen” (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë Ana Kauri u largua nga ‘Përputhen’, duke thënë se nuk ndihej vetëvetja. Të gjithë ishin të sigurt se jashtë e priste Fation Kuqari, i cili në një intervistë për “Roped with Olsi” i kërkoi të dilte beqare nga aty.

Mirëpo sipas deklaratës së Anës, ajo dhe Fationi nuk janë takuar me njëri-tjetrin pas daljes nga programi. Sidoqoftë, kjo nuk i pengon të ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe ka ndjekës që ende mendojnë se dyshja janë të lidhur bashkë.

Fationi ka publikuar disa foto në Instagram dhe në sy ka rënë komenti i ish-konkurrentes. Ana i ka dërguar disa emoji të zjarrit, ndërsa ai ia ka kthyer mbrapsht, por shoqëruar me një zemër të kuqe.

Shtuar 10.04.2021 04:04