Lavrov përdor fjalimin në OKB për të mohuar akuzat e Perëndimit për abuzime

Sergei Lavrov ka mbajtur fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ditë pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin bëri thirrje për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Ministri i Jashtëm rus hodhi poshtë akuzat perëndimore për abuzime ruse në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndëshkimin e qeverisë së Kievit.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, me bashkëpunimin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kanë mbuluar krimet e regjimit të Kievit,” pohoi Lavrov, pasi Këshilli kishte dëgjuar më herët rrëfime të shumta të abuzimeve të të drejtave të njeriut të kryera nga zyrtarët rusë gjatë luftës.

Në fjalimin e tij, menjëherë pas Lavrov, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly e përshkroi pushtimin e Ukrainës si asgjë më shumë se një “luftë pushtuese” dhe një “sulm ndaj kartës së OKB-së”./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 18:28