Kjo e shtunë, që shënon ditën e 35-të të protestës në Tiranë, ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së Kryeministrit Edi Rama.
Në Sheshin “Skënderbej”, pjesëmarrësit në tubim janë paraqitur me torta simbolike, ku kishin vendosur mesazhe të drejtuara ndaj kreut të qeverisë.
Të lidhura
None found
Në njërën prej tortave të sjella nga një qytetar lexohej: “Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete”. Ndërsa në një tjetër ishte shkruar “Torta sot, dorëheqja nesër”. Një prej aktivistëve deklaroi gjithashtu se kjo do të jetë ditëlindja e tij e fundit si kryeminsitër.
Protesta është shoqëruar me pankarta, brohoritje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë vijuar thirrjet e tyre gjatë gjithë tubimit.
