Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mbërritur sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Sipas mediave turke, në videon e mëposhtme shihet teksa Lavrov ka mbëritur në Turqi, dhe ka takuar si fillim homologun e tij Mevlut Cavusuglu.
Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu meets with Russian counterpart Sergey Lavrov in Ankara pic.twitter.com/wjKaj1Dsjh
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) June 8, 2022
Ne qendër të bisedimeve të tyre do të jetë krijimi i një korridori në Detin e Zi për të lejuar drithërat ukrainase të hyjnë në tregjet botërore ndërsa çmimet globale të ushqimeve po rriten.
Gjithashtu dy ministrat do të diskutojnë për situatën aktuale të krizës në Ukrainë, dhe do të shkëmbejnë mendime mbi mundësinë e rifillimit të bisedimeve të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Bisedimet Rusi-Turqi vijnë pasi Ankaraja përballet me presion për të hapur Detin e Zi për anijet e NATO-s për të thyer bllokadën e Rusisë ndaj Ukrainës./albeu.com
