Edi Martini do jetë trajneri i ri i Teutës në Superligë. Durrsakët njoftuan mesditën e së dielës se pas një marrëveshje mes palëve, Diego Longo nuk do ishte më pjesë e klubit, pas vetëm katër javësh në stolin e “Djemve të Detit”.
Tanimë Supersport bën me dije se shkodrani Edi Martini do kthehet për herë të pestë në stolin e bregdetarëve. 48-vjeçari e ka drejtuar skuadrën në vitet 2009, 2019, 2021 dhe 2022, duke fituar tre trofe.
Me durrsakët, Martini ka fituar kampionatin në sezonin 2020-21, si edhe Superkupën po në atë sezon. Ndërkohë një sezon më parë (2019-20), Martini ia doli të ngrinte Kupën e Shqipërisë me Teutën.
Objekivi kryesor do jetë rikthimi i skuadrës ‘në shina’, kjo pas dy humbjeve, një barazimi dhe një fitoreje në katër javë Superligë. Me vetëm katër pikë, Teuta ndodhet në vendin e tetë në renditje, me një ndeshje më pak, atë kundër Partizanit.