Arsenal shumë pranë transferimit të brazilianit Marquinhos

Sipas shumë raportimeve të ndryshme në Angli, Arsenal është shumë pranë blerjes së anësorit të djathtë brazilian, Marquinhos.

Djalosh i lindur në vitin 2003, do të blihet për rreth 3,5 milionë euro dhe do të përforcojë skuadrën e Artetës në kuadër të kampionatit të ardhshëm.

Lojtari aktual i Sao Paolo, këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje në total, ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 1 herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.05.2022 15:50