Lajm i trishtë, Van Dijk dhe Gomez humbin “Euro 2020”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka njoftuar se dy mbrojtësit e skuadrës së tij, Van Dijk dhe Gomez nuk do të jenë të gatshëm për EURO 2020.

“Joe nuk është duke vrapuar, Virgil ka filluar të vrapojë tashmë por do të jetë shumë e vështirë”, tha Klopp .EURO 2020 do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik, pasi u shty për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.Duke folur për përfshirjen e mundshme të Van Dijk dhe Gomez në këtë turne:, ka thënë Klopp

“Nuk është vendimi im, por të jem i sinqertë, siç jam informuar unë, ka shumë pak gjasa”, theksoi ai.

“Jo sepse unë nuk i lejoj të shkojnë, por për shkak të shkallës së lëndimit të tyre. Ne shpresojmë se ata do të jenë të gatshëm t’i nisin përgatitjet me ne për sezonin e ardhshëm, këtë shpresë e kemi ne”, shtoi ai. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 10:59