Laboratori i drogës në Fier, gjykata lë në burg 10 të arrestuarit

10 të arrestuarit për laboratorin e drogës në Fier, janë lënë në burg nga gjykata.

Ata akuzohen për përfshirjen e tyre në laboratorin e drogës me kokainë, i cili u gjet mbrëmë në kuadër të megaoperacionit ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua dy ditë më parë, ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze duke bërë të mundur kapjen e 430 kg kokaine të fshehur në 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”./albeu.com