La pas Instagramin, kush është aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2021?

Aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2021 është Tik Tok, i cili ka lënë pas edhe Instagramin.

Sipas statistikave të publikuara nga Appfigures ishin mbi 586 milionë abonentë të rinj që e shkarkuan aplikacionin këtë vit.

Ndërkohë Instagrami ishte me plotë 566 milionë shkarkime të reja.

Aplikacionet Meta – Facebook dhe ëhatsApp – u renditën në vendin e tretë dhe të katërt, me 474 milionë dhe 444 milionë shkarkime, respektivisht.

Telegram shtoi 365 milionë përdorues të rinj, të nxitur pjesërisht nga polemika rreth privatësisë së ëhatsApp.

Snapchat, Messenger, Zoom, Capcut dhe Google Meet ishin pjesë e Top 10-shes në listën e shkarkimeve më të shpeshta.

Mediat sociale vazhduan të kenë një ndikim të madh në jetën e njerëzve edhe këtë vit, kështu që nuk është çudi që aplikacionet më të shkarkuara në vitin 2021 ishin kryesisht aplikacionet e mediave sociale./albeu.com/