La pas dy vajza të vogla, ndërron jetë infermierja e QSUT-së

Infermierja e QSUT-së, Adjola Sula ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një moshë mjaft të re. Lajmi u bë me dije nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook. Sipas tyre,  Sula ishte një njeri i dashur dhe i dhembshur me pacientët, teksa i shprehin ngushëllime familjarëve të saj dhe dy vajzave të vogla.

“Humbje e madhe për te gjithë koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjencës se Sëmundjeve te Brendshme ne QSUT.

E dashur me te gjithë koleget dhe e dhembshur me te gjithë pacientet qe u shërbente.

Nene e dy fëmijëve dhe grua shembullore.

Duket sikur jeta është e padrejte kur merr njerëzit dhe koleget me te mire.

Ngushëllime te përzemërta familjes,kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla.

Nuk gjejmë dot fjalë për te thënë çfarë na ke shkaktuar te gjithëve ne qe patëm fatin te te njihnim.

Shpirti yt u preftë ne paqe” mbyllet postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Shtuar 25.06.2021 08:14