“Ky është fundi”, fermeri publikon pamjet e rënda të deleve të ngodhura nga përmbytjet (VIDEO)

Shkatërrimi që la pas fatkeqësia natyrore, që ka prekur zonën më të gjerë të Thesalisë  në Greqi që nga fillimi i javës, është i pallogaritshëm.

Me humbjet njerëzore që kanë arritur tashmë në dhjetë, humbjet janë të konsiderueshme edhe për fermerët dhe blegtorët, të cilët jetojnë në zonën e Kampos.

Në një video tronditëse, një fermer ndodhet në vendin ku mban delet, që cilattë gjitha janë të ngordhura nga përmbytjet, përveç 10 që kishin mundur t’i nxirrnin të gjalla.

“Ky është fundi për ne”, dëgjohet të thotë fermeri./albeu.com

 


Shtuar 9.09.2023 08:11