Kuvendi rikthehet në punë, betimi i ministres së re dhe reforma territoriale në fokusin e sesionit

Pas përfundimit të pushimeve verore, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të martë seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Mbledhja plenare do të nisë në orën 17:00.

Rikthimi i deputetëve është shtyrë me 24 orë, pasi dita e hënë përkoi me një pushim zyrtar, ndonëse sipas Kushtetutës sesioni i vjeshtës duhet të hapet të hënën e parë të shtatorit.

Të lidhura

None found

Seanca inauguruese pritet të jetë kryesisht ceremoniale. Hapjen do ta bëjë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa ende nuk dihet nëse në seancë do të marrin fjalën edhe drejtuesit e grupeve parlamentare.

Një nga çështjet që pritet të procedohet është dekreti për ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Sipas burimeve, dokumenti i Presidentit mund të jetë gati që në fillim të punimeve.

Pas dekretit, Spahiu pritet të betohet para deputetëve. Në të njëjtën kohë, grupi socialist mund të propozojë një kandidat të ri për postin e nënkryetarit të Kuvendit, funksion që më parë mbahej prej saj.

Në sallë nuk pritet të jetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën e Republikanëve. E pasigurt mbetet edhe prania e kryeministrit Edi Rama.

Hapja e sesionit parlamentar pritet të shoqërohet me protestë edhe jashtë godinës së Kuvendit. Qytetarët, të cilët kanë protestuar prej afro 100 ditësh në shesh, kanë njoftuar se do të mblidhen sërish përpara parlamentit.

Përballë këtij skenari, Policia e Shtetit pritet të forcojë masat e sigurisë dhe të vendosë një perimetër të posaçëm për lëvizjen e deputetëve.

Përtej ceremonisë së nisjes, reforma territoriale pritet të jetë një ndër temat kryesore të debatit politik gjatë sesionit të ri.

Gjatë gushtit, socialistët propozuan rishikimin e hartës së bashkive dhe uljen e numrit të tyre nga 61 në 46. Nisma ka thelluar përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa diskutimet për reformën vijojnë ende pa një përfundim konkret.

Debati pritet të ndikohet edhe nga zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027, të cilat do të zënë një hapësirë gjithnjë e më të madhe në agjendën politike të Kuvendit.

Mazhoranca ka nisur lëvizjet për t’u afruar me strukturat e bazës dhe qytetarët, ndërsa opozita ka bërë të ditur se do të fillojë përgatitjet politike për garën e ardhshme lokale.

Edhe pse seanca e parë pritet të ketë natyrë formale, zhvillimet e paralajmëruara për muajt e ardhshëm tregojnë se sesioni i ri parlamentar mund të shoqërohet me përplasje të forta si brenda, ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit.


Shtuar 8.09.2026 07:51

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş