Kush mund ta rrëzojë Putin? Kulla: Vetëm kisha dhe gjeneralët

Analisti Ilir Kulla tha në emisionin “Opinion” se të vetmit që mund ta rrëzojnë Putinin janë ushtarakët dhe kisha. “Atë mund ta rrëzojnë kisha dhe ushtarakët. Ku ka njeri që e rrëzon Putinin”, tha Kulla.

Ai shtoi se në këtë luftë, Putin ka mbështetjen e patriarkut të kishe ruse. “Po t’i japë urdhër patriarku gjeneralëve ata e shkarkojnë Putinin, por në këtë luftë i ka dhënë mbështetje”, tha Kulla.