“Kurrë më votime moniste”, Meta nxjerr 10 “të pathënat” e zgjedhjeve të 2019-tës (VIDEO)

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i takon zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të 2019-tës, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës. Meta thotë se nuk duhet të kemi më kurrë zgjedhje moniste në Shqipëri, dhe përmes një videoje, fton ndjekësit e tij që të shohin 10 informacione që nuk i dinin në lidhje me zgjedhjet.

Postimi i plotë i Metës:

Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.

Shtuar 25.06.2021 12:36