Deputeti Kujtim Gjuzi i cili u fut në Kuvend vetëm pasi opozita PD-LSI dogjën mandatet mori vetëm 3 vota në qarkun e Durrësit.
Ditën e sotme në Kuvend, Gjuzi ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama se i ka vjedhur votat duke deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit.
Me një letër në dorë, Gjuzi “proteston” në Kuvend duke shkruar se “S’ka shance PS për bisedime me BE-në…”
“Jemi këtu, ishim këtu, më të mirët e më të mirëve në parlament. Ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë 7 shoqatave dhe 3 kolegëve të mi që ishin pjesë e zgjedhjeve që të mos i njohin zgjedhjet”, u shpreh Kujtim Gjuzi. /albeu.com/