Kujtim Gjuzi nuk i ndahet foltores, Ruçi nuk ia përton: Jemi drejt fundit, të dy ne!

Siç tashmë është bërë zakon, deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe ka kërkuar të zgjatet koha në dispozicion për të folur në foltore deputetët e opozitës parlamentare.

Por Ruçi i bëri të ditur Kujtim Gjuzit se kjo është seanca e parafundit në Kuvend për të dy politikanët.

“Të shohim çfarë do bëjnë ata që vinë pas nesh, në këto dy seanca të fundit nuk do të ketë ndryshime”, tha Ruçi.

Rikujtojmë se Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen në Asamblenë e PS nga funksion në partinë socialiste ndërsa Kujtim Gjuzi nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u futur në Kuvend si deputet në qeverinë e re.

Njoftimi i konferencës së kryetarëve:

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e  punimeve të Kuvendit për periudhën 5-9 korrik 2021.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancës së fundit plenare  të legjislaturës më 7 korrik 2021. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.07.2021 10:45