Kuba është plotësisht pa energji pasi uragani Ian goditi skajin perëndimor të ishullit, ka njoftuar qeveria e saj.
Sistemi elektrik po përjeton një kolaps total, thanë zyrtarët, pasi një nga termocentralet kryesore nuk mund të rikthehej në punë.
Dy persona u raportuan të vdekur dhe ndërtesa u dëmtuan në mbarë vendin.
Uragani i kategorisë së tretë, me shpejtësi të erës deri në 195 km/h (120 mph), tani po godet Florida.
Në televizionin shtetëror kuban të martën, kreu i autoritetit të energjisë elektrike njoftoi se një ndërprerje në të gjithë ishullin kishte ndodhur si rezultat i prishjes së sistemit elektrik kombëtar, duke lënë 11 milionë njerëz në errësirë./albeu.com