“Ku ke parët më thanë”, flet i grabituri në Lezhë: Më goditën me hekur, kishin maska e rroba të zeza

Gjergj Doçi, pronari i banesës së grabitur gjatë mbrëmjes në Lezhë, ka rrëfyer për mediat si ndodhi ngjarja.

Doçi, tashmë me të qepura në kokë  tregon se personat që grabitën banesën ishin të maskuar e të armatosur dhe njëri prej tyre kishte një hekur në dorë.

“Sa isha ulur që të fle dhe dëgjova zhurmë. Dolën fëmijët duke bërtit. Unë kujtova se janë duke bërë shaka se po luajnë. Kur dola shoh dy veta me maskë të e me rroba të zeza. Njëri ishte me armë njeri kishte si hekur në dorë. U thashë kush jeni ju, pastaj më goditi me hekur dhe rashë pa ndjenja”, tha ai.

Më tej ai rrëfen se bashkëshortja është lënduar më shumë, teksa sqaron se nuk i njihte grabitësit.

“Nuk i njoha ishin me maska, bëra që të çohem më goditën prapa. Gruan e kanë dëmtuar më shumë. Ku ke parët më thanë. S’kena lekë u thashë, merrni ça të gjeni. Kur kanë ik kanë ikur në këmbë. Dolën jashtë pasi i morën, ato telefona lekët. Dola ti shoh nga ikën kaluan avllinë”, – tha Gjergj Doçi.


Shtuar 24.05.2021 10:32