I grabitën shtëpinë te Shallvaret: Pronari, një efektiv policie

Pronari i banesës  së grabitur në zonën e “Shallvareve” në  Tiranë është efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme orës 19:30, ku autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.Veneti ku kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.

Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.Veneti kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Shtuar 24.05.2021 10:36