Ku i çove lekët mo Lul? Basha: O Rame, vetëm borxhe më le në Bashki dhe gropën e Hajdin Sejdisë (VIDEO)

Vijojnë replikat në distancë mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama. Basha iu përgjigj Ramës i cili gjatë një takimi dje me një qytetar në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në Memaliaj, ky i fundit i kishte thënë se Basha nuk i kishte dhënë kompensimin që I takonte dhe ishte sjellur keq.

Kreu i koalicionit euroatlantik përmes një videomesazhi, akuzoi Ramën se kur u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës e la me borxhe këtë institucion.

“O Rame ke nisur të rekrutosh dëshmitarë të rremë. Kishe kapur njërin në Memaliaj që thoshte që nuk I kam dhënë lekët që kishe borxh ti. Po ti me Ramë pse nu kia pagove.

Vetëm borxhe më le në bashki me Rame, e gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra nga zyra jote. 11 vite në bashki e nuk e mbushe.

Eh mor Ramë, kishe në mendje të mbushje gjërat e tjera. Ku i ke shokët mo Rame. Ku e ke lali Erin e mësove mirë por pësoi keq 7×7= 313 Rame”.

Çfarë ndodhi dje?

Gjatë takimit në Memaliaj qytetari i tha Ramës se Basha, ishte sjellë shumë keq me të për një kompensim që i takonte, duke i thënë se këtë do ta marrësh vetëm kur të kthehet Rama në bashki.

“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën, se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë, por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.

Rama duke ironizuar Bashën tha:

“O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Ke bërë dhe nga këto? Jo se ato faqet e tua na duhen! Qenka dhe mistrec! E Lul të shkuara të harruara. Po ku i çove lekët mo Lul?!“.

 


Shtuar 25.03.2025 13:25