“Ku është djali, nuk është gjallë ai”, nëna e 21-vjeçarit kërkon mes lotësh të birin pas aksidentit, humb ndjenjat (VIDEO)

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Trupi i pajetë i të riut u gjet sot mes shkurreve.

Mbrëmjen e djeshme forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit. Policia dhe zjarrfikësit kërkuan deri në orën 4 të mëngjesit dhe nuk arritën ta gjenin. Ai u gjet rreth orës 09:30.

Në një video shihet nëna e Fabjolit, e cila kërkon të birin dhe pyet ku është ai. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij. Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160km/h./albeu.com


Shtuar 24.05.2024 09:55