Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Mbetet vendi ynë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme në Shqipëri duke krijuar mundësi për momente me pika shiu pjesërisht në zonat Juglindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Gadishulli Skandinav parashikohet të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa pjesërisht Qendra e kontinentit dhe Britania e Madhe do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu. Po ashtu dhe Europa Lindore do të jetë në dominimin e motit të paqëndrueshëm.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU gjatë paradites pritet të ketë orë të shumta me diell. Ndërsa mesdita dhe pasditja theksojnë përkohësisht vranësirat në vend, POR nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

MV do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike duke bërë që paraditja të ketë dominante kthjellimet. Ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.