Kthehu papafingo në “shtëpi bari”, arrestohet 62 vjeçari: E pësojnë edhe dy punonjës të OSHEE-së

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast për kultivim të bimëve narkotike duke arrestuar një 62 vjeçar dhe proceduar dy punonjës të OSHEE-së.

Policia bën me dije se 62 vjeçari, me iniciale P.Ç.  banesën e marrë me qira (papafingo) e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.05.2021 10:04