Sfida për një vend në Champions, Juventus – Milan: Formacionet e mundshme

Derbi kryesor në Serie A do të zhvillohet sot ndërmjet Juventusit dhe AC Milanit.

Juventusi ka përballë skuadrën e Milanit në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A.

Ky duel pritet të jetë përcaktues se cila skuadër do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Juventusi gjendet në pozitën e katërt me 69 pikë, por edhe Milani ka 69 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë.

Napoli qëndron në vendin e dytë me 70 pikë dhe Atalanta në pozitën e tretë me 69 pikë.

Sipas mediave italiane, në rast të humbjes së këtij dueli dhe mbetjes jashtë nga Liga e Kampionëve, Andrea Pirlo do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Për Milanin, do të ishte vërtet një keqardhje mbetja e tyre jashtë Ligës së Kampionëve pas një sezoni të mirë që kanë pasur “Rossonerët” pasi ata kryesuan në Serie A për 17 javë.

Skuadrat janë të kompletuara dhe pa lëndime, për Milanin, Mandzukic është në dyshim dhe Castillejo mungon.

Formacionet e mundshme:

Juventus, 4-4-2: Szczesny, Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa, Morata, Ronaldo.

AC Milan, 4-2-3-1: Donnarumma, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Calhanoglu, Ibrahimovic.

Shtuar 9.05.2021 09:05