“Kryeministri ua merr paratë shqiptarëve dhe i çon me valixhe te McGonigal”, Vokshi: Socialistët e shohin të ardhmen pa Ramën

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar kryeminsitrin Rama për vjedhje dhe grabitje të parave të shqiptarëve.

Sipas saj, shqiptarët nuk e meritojnë “një kryeministër të korruptuar, i cili vjedh lekët e tyre dhe i çon me valixhe tek McGonigal.”

E ftuar në emisionin “Frontline” Vokshoi theksoi se  protesta e 11 shkurtit hapi siparin e revolucionit demokratik në Shqipëri, duke shtuar se PD nuk do të heqë dorë nga protestat. Ndër të tjera shtoi se edhe vetë socialistët e shohin të ardhmen pa kryeministrin Edi Rama

Vokshi: Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, por një qeverisje që të rrisë rrogat dhe pensionet. Paratë i vjedh Edi Rama dhe i çon me valixhe tek McGonigal. Edi Rama e ka bërë që të ketë qasje personalisht në një shtresë në Amerikë dhe jo vetëm…Ka edhe Europë…Ai ka vite që e bën. Ka tentuar të korruptojë diplomatë në Shqipëri dhe jashtë saj. Është e qartë, Rama është kryeministri më i korruptuar. Rama duhet të dorëhiqej dhe t’i dorëzohej drejtësisë. McGonigal është në burg dhe Rama që e korruptoi duhet të ishte para drejtësisë, dhe nuk do të shpëtojë. Po të uleni me socialistët, të ardhmen e shohin pa Edi Ramën. Përse qytetarët shqiptarë të mos bëjnë një jetë normale si të gjithë qytetarët në vendet e rajonit. Por jo se i vjedh Edi Rama. Kjo nuk është çështje vetëm e PD, por e të gjithëve/Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 20:39