Ditën e sotme, përmes një video në llogarinë personale “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga ishulli i Sazanit.
Kreu i shtetit, shkruan se ky është një tjetër nga plazhet e mbushur me turistë të huaj dhe vendas, ndërsa shkroi se ky është një sezon prurjesh të mëdha në këtë aspekt.
Postimi:
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.