Kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbulohet arsyeja

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, mbledh në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve. Mësohet se në fokus të mbledhjes, do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare të majit dhe fushata për diasporën.

Vota e Diasporës, ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë se më 11 janar, nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.


Shtuar 6.01.2025 09:42