Tashmë në disa furra është shënuar ulje e çmimit të bukës së bardhë, në disa qumshtore ka edhe ulje të çmimit të qumështit dhe duhet pasur parasysh se disa tregje kanë stoqe nga më parë dhe janë me çmime të vjetra, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në periudhën e ardhshme ai pret që të ketë ulje të mëtejshme të çmimeve edhe për produktet e tjera nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, për të cilat, siç tha ai, presim të jetë sipas marrëveshjes së paku dhjetë për qind.
Duke folur në konferencën “Sfidat ekonomike në vitin 2023: Si të ruhet rritja ekonomike dhe transformimi i ekonomisë” organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Kovaçevski iu referua masave dhe vendimeve të Qeverisë për zbutjen e krizës dhe inflacionit të lartë dhe theksoi se shqetësimet e Qeverisë dhe politikat në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm./ina