Kryetari i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, operohet në Spitalin Amerikan

Kryetari i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, u operua ditën e martë në Spitalin Amerikan në Tiranë, shkruan portali klix.ba.

Sipas mediave bosnjake, Forti realizoi një ndërhyrje të suksshme nga Dr. Fatos Olldashi, pasi u diagnostikua me Hernia Diskale Cervikale ndërsa raportohet se operacioni është kryer me sukses.

Eshtë interesante që Kryeministri i Kantonit të Sarajevës u operua në Shqipëri, dhe jo në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës, ku edhe u diagnostikua muaj më parë.

Vet Edin Forto, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se operacioni ishte i suksesshëm dhe se po ndihej mirë.

Edin Forto është figurë e rëndësishme e politikës bosnjake. Ai ështe Kryetari i Kantonit të Sarajevës dhe kryetar i forcës politike “Partia Jonë”./albeu.com/


Shtuar 9.09.2021 21:39