Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila kandidon në Tiranë dhe Elbasan për deputete, nuk kryeon në lista me vota.
Në Tiranë, Kryemadhi, e renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë, deri më tani, ka siguruar 51 vota.
Floida Kërpaçi, kandidatja për deputete e LSI, ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kolegët e saj.
Ndërsa në Elbasan, Kryemadhi renditet e para në listë, por me votat e numruara deri më tani renditet e katërta, me 211 vota.
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve po vijon./albeu.com