Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është paraqitur sot në SPAK.
Ai është pyetur nga prokurorja Manjola Kajana në lidhje me disa emërime në Bashki.
Dyshohet se Memolla ka bërë disa punësime fiktive të personave që rezultonin se ishin jashtë vendit, ndërkohë që paguheshin si punonjës të Bashkisë.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë, mes tyre edhe kryetari bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memollan, duke e akuzuar për blerjen e votave në këtë qytet.