Kriza e emigrantëve, Lukashenko: Mund t’i kemi ndihmuar të kalonin në Poloni, por nuk i kemi ftuar

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, në një intervistë për BBC-në, ka thënë se forcat e tij kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni, por mohon që ata të jenë ftuar.

Në intervistën ekskluzive në pallatin presidencial të Minskut, ai u shpreh: Mendoj se kjo mund të jetë absolutisht e mundur. Ne jemi sllavë, kemi zemra. Trupat tanë e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani. Ndoshta dikush i ka ndihmuar, por nuk do të merrem me këtë”.

Megjithatë, ai mohoi të ketë ftuar mijëra njerëz për të provokuar një krizë kufitare.

“U thashë atyre se nuk do t’i mbaj emigrantët në kufi, do t’i mbajë ata në kufi dhe nëse ata vazhdojnë të vijnë tani e tutje unë nuk do t’i ndaloj ata, sepse ata nuk do të vijnë në vendin tim, ata” po shkojnë tek i tyre. Kjo është çfarë dua të them. Nuk i kam ftuar unë emigrantët, dhe të jem i sinqertë, nuk dua që ata të kalojnë përmes Bjellorusisë”.

Alexander Lukashenko ka qenë në pushtet në Bjellorusi që nga viti 1994, por rizgjedhja e tij si president u diskreditua gjerësisht nga Perëndimi dhe nuk u njoh nga BE.

Ai është akuzuar nga BE për orkestrimin e krizës kufitare me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë në muajt e fundit si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë për shtypjen brutal të kundërshtarëve që morën pjesë në protestat masive pas zgjedhjeve të gushtit 2020./albeu.com