“Kriminel elektoral, Berisha akuza ndaj Ilir Rusmalit: Me urdhër të Ramës rrëmbeu edhe mandatin e Belshit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj anëtarit të KAS, Ilir Rusmalit, duke e cilësuar kriminel electoral, që me urdhër të Ramës I dha fitoren PS në Belsh.

“I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, është vepruar me Dumrenë.

40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit.

Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme pasi iu ishte vendosur vetëm një votë, kurse vota ku shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të vlefshme.

Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun.

Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta.

Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarve.

Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne.

Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë kandidatëve të opozitës. Nuk ndodh kurrë që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale. Nuk ndodh kurrë dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një polici politike të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhës shëtitës 540 mijë shqiptarë”, tha Berisha.


Shtuar 7.06.2023 13:49