Krimi i rëndë në Korçë/ Trashëgimia e një banese “mollë sherri” mes autorit dhe viktimës, zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmë Korçën, ku Ilo Lluka vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas u vetëvra.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton se konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone.

Sipas informacioneve, mësohet se nëna e Emiljano Pines, bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës ky i fundit jetonte jashtë vendit.

Sakaq, babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetueses, Emiliano Pines.

Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri, i cili ka vendosur të vijë në Korçë dhe të vendosë vetë “fatin” e tij.

60-vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë.

Më pas ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, autori ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit.

Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61-vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 29.02.2024 08:54