Krim i trefishtë në Greqi, mosmarrëveshja për pronën çon në tragjedi

Një tjetër krim tronditës ka ndodhur në vendin fqinj ku në ishullin e Korfuzit një person ka qëlluar dhe ka vrarë një çift, të cilët ishin fqinjët e tij, pranë një hoteli në zonën e Dassia.

Sipas mediave greke, pak pas orës 11.30, autori vrau për vdekje çiftin me armë gjahu, dhe më pas ka qëlluar dhe veten. Raportohet se kishte mosmarrëveshje mbi pasuritë e paluajtshme midis tyre.

Sipas të njëjtit informacion, burri ishte një shtetas grek dhe gruaja e tij ishte me origjinë nga Franca ose Belgjika. Çifti jetonte në ishull, por shpesh udhëtonte jashtë vendit.

Pas krimit, autori i krimit e shkatërroi shtëpinë e tij dhe më pas u vetëvra. Policia e gjeti atë të vdekur pas bastisjes në shtëpinë e tij


Shtuar 6.06.2021 13:22