Krijoi lidhje jashtëmartesore dhe i mori vajzën! Shqiptarja që qëlloi mbi mjekun grek zbulon motivin e krimit (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Greqi, Chalandri, ku një grua shqiptare qëlloi me dy plumba mjekun e njohur grek pasi konflikteve të njëpasnjëshme mes tyre.

Shqiptarja Klodiana Celo Pavlidou qëlloi para shkollës së vajzës së saj mbi mjekun okulist George Neos, i cili gjendet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.

Mes agresores dhe mjekut grek, ka pasur një lidhje intime mes tyre, jashtëmartesore nga e cila kishte lindur një vajzë e cila sot është molla e sherrit mes tyre.

E mitura 13 vjeç e cila banon me babain dhe gruan e tij të ligjshme nuk takonte dot nënën e saj biologjike për shkak të konflikteve mes tyre.

Sipas mediave greke, ky është edhe shkaku i krimit të rëndë të ndodhur para syve të fëmijës 13 vjeç.

Tashmë në prangat e policisë greke, Klodiana Celo 3 ditë më parë ka shkruar në Facebook rreth problemit të saj ligjor për vajzën e saj me mjekun e njohur grek, George Neos, të cilin ajo e quan atë përdhunus.

Postimi në Facebook:

Grekë, ju që ndiheni ende njerëz, më ndihmoni të shpërtoj fëmijën tim të mitur. Në vendin tim mund të ishte çdo nënë greke dhe Melina mund të ishte çdo fëmijë grek.

Prokurori i çështjes në  Athinë (që me siguri është ose i paguar ose i çmendur) po bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur sepse sa herë më drejtohesha, më thoshtë nuk është përgjegjësia ime.

Kemi prokurorë kriminale të cilët mbrojnë fëmijët tanë. Fëmija ime nga mosha 5 vjeç është duke qëndruar me banditë dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Me pëlqimin e Avokatit për të mitur, fëmija im jashtë martese nuk ka asjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.11.2021 17:24