Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqëruar nga Kreu i PBDNj – së Vangjel Dule, sapo ka mbërritur në paraburgimin e Fierit, ku do të takohen me ish- kandidatin për bashkinë e Himarës Fredi Beleri.
SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, pasi akuzohet për veprën penale të shitblerjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, kur ai garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Avokatët e Belerit e kanë çuar çështjen në gjykatë Kushtetuese, pasi Beleri kërkon të betohet se kryetar bashkie i Himarës, gjë që është refuzuar nga gjykatat e tjera.
Sot do të jetë seanca në kushtetuese, ku pritet të shqyrtohet kjo kërkesë nëse Beleri do të lejohet të betohet apo jo.