LSI i rimerr PS-së një mandat në Durrës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një mandat deputeti në Qarkun e Durrësit, duke e çuar në 6 numrin e mandateve të kësaj partie. Si pasojë, numri i mandateve të Partisë Socialiste zbret në 72.

Në 481 kuti, janë numëruar 314 prej tyre ku LSI ka marrë 6332 vota deri më tani. Nëse ky rezultat do të thellohet, atëherë mandati i deputetit është i sigurt.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka marrë 6 mandate, ndërsa Partia Socialiste  7.


Shtuar 27.04.2021 05:33