“Rama është i vetmi kryeministër që nuk ngriti dot një shtet social”, kështu tha Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania. Sipas tij kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me parimet e të majtës pasi është kujtuar të flasë për rritjen e rrogës minimale pas 10 vitesh.
“Edi Rama është i vetmi socialist në planet që nuk ngriti dot një shtet social. Ai dështoi qoftë në sigurimin e një minimumi jetik, qoftë në rrogat minimale, qoftë në barazinë sociale, qoftë në përkrahjen sociale. I gjithë sistemi social i të majtës shqiptare është inekzistent surreal. Ramiz Alia ka bërë gabimin e jetës së tij kur ka ikur nga politika, duhet ta vinte Edi Ramën në krye të Partisë Demokratike dhe Sali Berishën komunistin ta vinte kryetar të Partisë Socialiste. Nuk ka më të djathtë se ky njeri. Ky nuk ka lidhje me konceptet e të majtës”,tha Kreshnik Spahiu.