Krenar për origjinën! Ylli i serialeve turke publikon video duke kërcyer me flamurin shqiptar: Djali i nënës! (VIDEO)

Aktori shumë i njohur në Turqi, Burak Yoruk, me prejardhje shqiptare nuk ngurron asnjëherë që të tregojë origjinën e tij.

Së fundmi Yoruk ka postuar në Instagram-in e tij një video teksa shijon kërcimin nën tingujt e muzikës shqipe. Teksa në sfond luhet kënga “Shqipëri moj nëna ime” në epiqendër duket flamuri kuq e zi.

Po ashtu, para disa ditësh, Burak ka publikuar një foto ku duket mjaft i pashëm, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte përshkrimi që kishte vendosur krahas këtij imazhi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Burak Yörük (@burakyoruks)

“Djali i nënës”, ka shkruar aktori në shqip duke u treguar të gjithëve gjuhën e bukur dhe atë të zemrës së nënës së tij.

Kujtojmë se më herët, Burak ka zbuluar se ka prejardhje shqiptare, përmes një video të publikuar në “Youtube”. Nëna e Burakut është shqiptare, mirëpo aktori tha se di vetëm disa fjalë në gjuhën shqipe.

“I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori, shkruan iconstyle.

Ai është përfolur shumë për lidhjen e dikurshme me aktoren turke, Alina Boz, e cila u bë shumë e njohur nga seriali “Mos ma lësho dorën”. Sipas mediave turke, Alina për katër vjet radhazi ishte në lidhje me aktorin me prejardhje shqiptare Burak Yoruk, por papritur dyshja nuk u panë më bashkë.