KQZ regjistron në zgjedhjet e 14 Majit, Partinë Demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, Partinë Demokratike e cila drejtohet nga kryetari i komanduar, Enkelejd Aliberaj.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se  pas vendimit të KAS, KQZ nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta zbatojë atë.

Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi.

Ndaj për të mos e zgjatur më tej vendosim regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në vilësinë e kryetarit tënkomanduar të partisë për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në KAS brenda tre ditëve dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi./albeu.com